Lidhje

BE gati për marrjen e forcës policore të  OKBsë në Bosnje - 2002-12-27


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, tha se blloku do të ndërmarrë veprime të forta kur të fillojë misionin e tij të parë ndërkombëtar policor në Bosnje Hercegovinë në fillim të vitit tjetër.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian do të marrin komandën e forcës policore të OKB-së prej mbi 500 vetash në Bosnje, Ditën e Vitit të Ri.

Forca ndërkombëtare po stërvit një forcë policore civile profesioniste e shumë etnike për Bosnjën.

Zoti Solana e cilësoi misionin policor si simbol të fuqishëm të bashkëpunimit të vendeve anëtare për të garantuar qendrueshmërinë dhe sigurinë në rajon.

Ky mision është operacioni i parë i Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe hapi i parë drejt krijimit të forcës së re të ndërhyrjes së shhpejtë, e cila në muajin shkurt, do të marrë nga Natoja misionin paqeruejtës në Maqedoni.

//rd//

XS
SM
MD
LG