Lidhje

Dy shpërthime të fuqishme vrasin 40 persona në Grozni - 2002-12-27


Lajmet bëjnë të ditur se dy shpërthime të fuqishme shkaktuan vdekjen e të paktën 40 vetave dhe plagosjen e të paktën 60 të tjerëve në qendër të kryeqytetin çeçen të Groznit.

Sipas njoftimeve nga Grozni, rreth një tonelatë lëndë shpërthyese ishin vendosur në një kamion dhe një veturë që hynë në një kompleks qeveritar, të drejtuara nga autorë sulmesh vatëvrasëse.

Fillimisht u tha se shpërthimi i parë ndodhi pranë ndërtesës së administratës çeçene, kurse i dyti në një park makinash pranë saj. Televizioni rus paraqiti pamje me njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesa. Mendohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Në një faqe interneti të separatistëve çeçen thuhet se një komandant i paidentifikuar çeçen kishte telefonuar për të treguar se sulmi ishte kryer nga autorë çeçenë të shpërthimeve vetëvrasëse.

Udhëheqësit e qeverisë pro ruse të Çeçenisë nuk ishin në ndërtesë kur ndodhën shpërthimet.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se presidenti Vladimir Putin ishte njoftuar menjëherë rreth shpërthimit dhe urdhëroi Ministrinë e Shërbimeve Emergjente që t’u japë viktimave ndihmn e nevojshme.

Agjencia e lajmeve Itar Tas njofton se masat e sigurimit janë shtuar përreth Moskës. Ndërtesa e administratës çeçene, një nga strukturat e pakta të rindërtuara pas luftimeve prej vitesh midis separatistëve çeçenë dhe forcave ruse, thuajse është shkatërruar plotësisht.

//rd//

XS
SM
MD
LG