Lidhje

Policia izraelite arrestoi një person të dyshuar si terrorist - 2002-12-28


Policia izraelite thotë se ka arrestuar një person që po planifikonte një sulm me bombë në një zonë të Jeruzalemit perëndimor që frekuhentohet nga të rinjtë, pasi një shishe me lëndë djegëse shpërtheu para kohe në makinë. Policia thotë se i dyshuari, i cili u plagos lehtë nga shpërthimi, është banor i Jeruzalemit lindor dhe punonte në një nga restorantet dhe klubet e shumta në atë zonë. Më parë dy palestinezë të armatosur vranë të paktën 4 izraelitë dhe plagosën tetë të tjerë në një vendbanik hebraik të Bregut Perëndimor në jug-perëndim të Hebronit. Të dy autorët e sulmit u vranë nga trupat izraelite. Grupi ekstremist Xhihadi Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

XS
SM
MD
LG