Lidhje

Shkencëtarët shprehin skepticizëm për njoftimin se ka lindur foshnja e parë e klonuar - 2002-12-28


Shkencëtarët e përcollën me skepticizëm njoftimin se ka lindur foshnja e parë njerëzore e klonuar. Njoftimin për klonimin e foshnjes së parë e bëri kompania Clonaid, e cila ka lidhje me një grup që beson se qëniet njerëzore janë krijuar nga jashtëtokësorët. Kompania Clonaid njoftoi se një grua amerikane 31-vjeçare lindi të enjten një bebe të quajtur Eva, e cila është gjenetikisht identike me nënën e saj. Drejtuesja e Clonaidit, Brigitte Boisselier tha se një grup ekspertësh do të vërtetojnë se foshnja është e klonuar. Por shkencëtarët thonë se pa pasur provat është e pamundur të thuhet nëse klonimi i njeriut është një arritje shkencore apo thjesht një trillim.

XS
SM
MD
LG