Lidhje

Përgatitje të reja të ShBA për një luftë të mundshme me Irakun - 2002-12-28


Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa të tjera dhe pajisje ushtarake shtesë në Gjirin Persik në përgatitje për një luftë të mundshme me Irakun.

Departamenti i Mbrojtjes ka urdhëruar që dy aeroplan-mbajtëse të tjera të bëhen gati për t’u nisur drejt rajonit. Bashkë me aeroplan-mbajtëset lundrojnë edhe anije shoqëruese me mijëra forca në bord.

Në Gji janë të stacionuara tashmë anije të tjera të Marinës Amerikane bashkë me 50 mijë forca ushtarake.

Gazeta Washington Post shkruan në numrin e saj të sotëm se Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld nënshkroi të martën një urdhër për dislokim që parashikon dërgimin e një numri të konsiderueshëm forcash tokësore, avionësh luftarakë dhe mbështetjeje logjistike në rajonin e Gjirit.

Gazeta citon zyrtarë të lartë të paidentifikuar të mbrojtjes, sipas të cilëve dokumenti sekret prej më shumë se 20 faqesh është i detajuar dhe përcakton forcat e pajisjet që duhet të dërgohen javët e ardhshme në vende të ndryshme të Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG