Lidhje

Iraku duhet të çarmatoset - 2002-12-29


Rezoluta 14-41 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i kërkon Irakut të heqë dorë nga të gjitha armët e shkatërrimit në masë dhe të jap informacion të plotë rreth të gjitha aspekteve të programeve të tij bërthamore, kimike, biologjike dhe të raketave. Mirëpo, Iraku pataqiti një deklaratë që nuk përmbush kërkesat e Kombeve të Bashkuara. Iraku paraqaiti një katalog të informacionit të vjetër me mungesa të mëdha. “Ne, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kemi mbetur të zhgënjyer, por jo të mashtruar. Deklarata e Bagdadit është plotësisht në përputhje me praktikat e mëparshme të regjimit iraklian”.

Sadam Huseini është përpjekur në mënyrë të përsëritur të shkaktojë çrregullim dhe vonesa. Diktatori irakian shpreson se bota do ta humb interesimin. Por, siç theksoi sekretari Powell, “Këtë radhë lojrat e Sadam Huseinit nuk do të pinë ujë. Këtë radhë, komuniteti ndërkombëtar po e pëqendron vëmendjen dhe po e shton vemdosmërinë e tij në mënyrë që natyra e vërtetë e regjimit irakian të zbulohet përsëri”.

Shtetet e Bashkuara vazdojnë diskutimet me vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit rreth mënyrës se si të detyrohet Iraku të veprojë në përputhje me kërkesat e OKB-së. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre të koalicionit po e vazhdojnë trysninë ndaj regjimit irakian të Sadam Huseinit. Avionët amerikanë dhe britanikë patrullojnë hapësirën ajrore mbi zonën veriore dhe atë jugore të ndalim fluturimit në Irak. Dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë me opozitën irakiane.

“Deri tani, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumnsfeld, “asnjë prej këtyre hapave nuk pasqyron ndonjë vendim nga presidenti Bush, Kombet e Bashkuara apo ndonkush tjetër për përdorimin e forcës. Presidenti Bush nuk e ka marrë një vendim të tillë, theksoi zoti Rumsfeld. Këto masa, shtoi ai, kanë për synim të mbështesin përpjekjet diplomatike, të përmirësohet mbrojtja ushtarake në rajon dhe t’i bëhet e qartë regjimit irakian se atij i duhet të veprojë në përputhje me detyrimet e tij ndërkombëtare”.

Siç u shpreh presidenti Bush, “Bota e ka bërë plotësisht të qartë se ne presim që zoti Sadam Husein të çarmatoset”. //xh//

XS
SM
MD
LG