Lidhje

Partia opozitare e Kenias fiton në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare - 2002-12-29


Politikani veteran i Kenias, Mwai Kibaki, dhe aleanca e tij opozitare korrën një fitore të ndjeshme në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit, duke i dhënë kështu fund mbajtjes së pushtetit nga partia në pushtet për 39 vjet.

Një zëdhënës i komisionit zgjedhor të Kenias tha se rezultatet paraprake tregojnë se zoti Kibaki kryeson ndjeshëm ndaj Uhuru Kenyatta, djali i presidentit të parë të Kenias.

Zoti Kenyatta lëshoi një deklaratë, në të cilën pranoi humbjen dhe premtoi të respektojë vendimin e zgjedhësve. Thuhet se presidenti Daniel Arap Moi ka në plan tia kalojë nesër pushtetin zotit Kibaki.

Komisioni zgjedhor njoftoi gjithashtu se Koalicioni Kombëtar Ylberi i zotit Kibaki mori kontrollin në parlament, i cili mbahej nga Bashkimi Kombëtar Afrikan i Kenias, i kryesuar nga presidenti Moi. //ze//

XS
SM
MD
LG