Lidhje

Inspektorët e OKB-së vazhdojnë inspektimet përreth Bagdadit - 2002-12-29


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët shkuan sot në të paktën 3 qendra përreth Bagdadit, duke kërkuar për armë të shkatërrimit në masë.

Ekipet e inspektorëve vizituan selinë e shërbimit irakian të doganave në Bagdad dhe 2 biznese në periferi të kryeqytetit.

Më shumë se 100 inspektorë të OKB-së ndodhen tani në Irak, duke kërkuar për armë të ndaluara bërthamore, kimike, biologjike dhe balistike.

Po sot, zjarrfikësit irakianë shkuan në selinë e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, pas njoftimeve se atje kishte ndodhur një qark i shkurtër. Nuk ka njoftime për të plagosur ose dëme të rënda materiale.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha sot se presidenti Bush nuk ka marë ndonjë vendim lidhur me përdorimin e forcës kundër Irakut dhe do të presë për rezultatet që do të japin inspektorët e Kombeve të Bashkuara.

Dje, zyrtarë irakianë u paraqitën Kombeve të Bashkuara një listë me emrat e më shumë se 500 shkencëtarëve, që kanë dijeni rreth programeve të armëve të Bagdadit. Lista është një kërkesë kyçe e rezolutës së Kombeve të Bashkuara që i kërkon Irakut të provojë se nuk ka armë të ndaluara.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët kanë marrë tashmë në pyetje të paktën 2 shkencëtarë irakianë, në përpjekje për të vërtetuar nëse programet e armëve ende vazhdojnë. Iraku ngul këmbë se i ka asgjësuar të gjitha armët e shkatërrimit në masë dhe se nuk po bënë më përpjekje për zhvillimin e tyre. //ze//

XS
SM
MD
LG