Lidhje

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e 3 misionerëve amerikanë në Jemen - 2002-12-30


Shtetet e Bashkuara dënuan vrasjen e 3 misionerëve amerikanë, të cilët punonin në një spital të Jemenit. Shtëpia e Bardhë u zotua se personat përgjegjës do të nxiren para drejtësisë.

Ato qenë vrasje brutale në një qendër shërimi. Një ekstremist i dyshuar mysliman hyri në spital dhe hapi zjarr, duke vrarë 3 misionerë dhe duke plagosur rëndë një të katërt.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se administrata e presidentit Bush dënon ashpër vrasjen e 3 amerikanëve, një mjek dhe dy persona të tjerë, që ndihmonin në administrimin e spitalit. Zëdhënësi tha se ata u vranë ndërkohë që jepinin ndihmë humanitare për popullin jemenas.

Duke vënë në dukje se vrasësi është arrestuar tanimë, zëdhënësi McClellan tha se hetuesit amerikanë po bashkëpunojnë me homologët e tyre jemenas lidhur me këtë çështje. Kur u pyet në se vrasjet mund të kishin qënë vepër e terroristëve, zëdhënësi nuk ishte i qartë në përgjigje. Ai tha se nevojitet më shumë informacion, por pastaj shtoi se vrasjet, siç u shpreh ai, nënvizojnë botën e rrezikshme në të cilën ne jetojmë.

Lajmi për vrasjet iu transmetua presidentit Bush dje paradite në fermën e tij në Texas, ku ai ndodhet me pushime me rastin e festave bashkë me familjen e tij. Presidenti pritet të kthehet në Washington të dielën.

//ze//

XS
SM
MD
LG