Lidhje

Koreja e Veriut mund të tërhiqet nga traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore - 2002-12-30


Koreja e Veriut po jep shenja se mund të tërhiqet nga traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore, një hap që do ta përshkallëzonte më tej krizën mbi programin e saj bërthamor.

Koreja e Veriut fajëson Shtetet e Bashkuara për prishjen e një marrëveshjeje të vitit 1994, sipas së cilës Pheniani binte dakord të respektonte traktatin botëror për kontrollin e armëve dhe të pezullonte programin e saj bërthamor në shkëmbim të furnizimit me energji.

Koreja e Veriut thotë se dëshiron të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara por administrata e Presidentit Bush thotë se më parë ky vend duhet të heqë dorë nga ambiciet bërthamore.

Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin mjetet diplomatike, politike dhe ekonomike për ta zgjidhur këtë çështje.//kk//

XS
SM
MD
LG