Lidhje

Njoftimi për klonimin e një qenieje njerëzore pritet të vërtetohen me analiza ADN-je. - 2002-12-30


Kompania që pretendon se ka klonuar një qenie njerëzore thotë se nëna dhe foshnja vijnë sot në Shtetet e Bashkuara. Drejtoresha e firmës Clonaid, Brigitte Boisselier tha se një ekspert i pavarur, të cilin nuk pranon ta identifikojë me emër, do të marrë mostra ADN-je për të vërtetuar nëse nëna dhe foshnja janë gjenetikisht identike. Zonja Boisselier tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar të premten, kur bëri të ditur se një grua amerikane kishte lindur një fëmijë të klonuar, jashtë Shteteve të Bashkuara. Ajo nuk paraqiti ndonjë provë. Njoftimi për klonimin e qënies së parë njerëzore u dënua nga shkencëtarë, klerikë dhe politikanë, përfshirë presidentin Bush dhe presidentin francez Zhak Shirak.

XS
SM
MD
LG