Lidhje

Autoritetet franceze zhvillojnë hetime mbi një komplot të mundshëm terrorist - 2002-12-30


Policia franceze ka marrë në pyetje një punonjës të aeroportit të Parisit, që merrej me bagazhet, të cilit iu gjetën armë automatike, eksplozivë plastikë dhe lëndë plasëse të fshehura në makinë. Autoritetet thonë se 27 vjeçari, me origjinë algjeriane u arrestua të shtunën në aeroportin Charles de Gaulle pasi dikush dalloi një armë në makinën e tij, të parkuar aty pranë. Sipas disa njoftimeve, paisjet për prodhimin e bombave ishin “të gatshme për t’u përdorur”. Autoritetet po zhvillojnë hetime për të parë në se ai bën pjesë në ndonjë komplot terrorist. Policia që kontrolloi shtëpinë e tij, ka arrestuar edhe të atin e të dyshuarit, dy vëllezër të tij dhe një mik të familjes.

XS
SM
MD
LG