Lidhje

Klonim i njeriut....A është e Vërtetë? - 2002-12-31


Kompania Cloniaid pretendon se ka klonuar një qenie njerëzore. Nga një hotel i Floridës, Brigitte Boisellier që drejton kompaninë Clonaid bëri deklaratën e saj por pa paraqitur ndonjë fotografi të asaj që ajo tha se ishte një foshnje klonuar.

Kompania Clonaid thotë se foshnja është vajzë e riprodhuar nga ADN ja e nënës së vet. Kjo kompani e quan këtë lindje si historike, ndërsa shkencëtarë të tjerë shprehen me fjalë më pak të mira. Ata mendojnë deklarata të tilla bëhen vetëm për publicitet dhe bujë Shkencëtarët kanë arritur të klonojnë dele, mace e lopë, por jo pa rrezikun e lartë për deformime fatale.

Kjo është pikërisht arsyeja që agjencia amerikane e ilaçeve ka ndaluar klonimin. Po ashtu shumë shkencëtarë besojnë se klonimi është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me etikën.

Profesor Alta Charo thotë se nëse lajmi mbi klonimin e njeriut është i vërtetë dhe nëse foshnja duket se është e shëndetëshme, kjo do të përbënte një mesazh të rrezikshëm se teknologjia e klonimit është efektive dhe pa rrezik.

Megjithatë, disa shkencëtarë janë hedhur në përpjekje për të realizuar klonimin. Një prej tyre, mjeku italian Severino Antinori, pretendon se muajin tjetër një grua do të lindë vajzën e saj të klonuar.

PESHKU PARANDALON HEMORAGJINE CEREBRALE

Në një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë thuhet se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikt të hemoragjisë cerebrale, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, shkencëtarët pranë universitetit Harvard studiuan për 12 vjet dietën ushqimore të 40 mijë burrave të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Studimi arrin në përfundimin se personat që hanë mish peshku thuajse çdo ditë dhe ata që përdorin mish peshku vetëm disa herë në muaj përfitojnë thuajse njësoj për nga shëndeti.

Mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e hemoragjisë cerebrale pasi acidi yndyror që përmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi, shkencëtarët nuk u përqëndruan në ndonjë pesh të veçantë, prandaj duket se përdorimi i çfardolloj peshku për ushqim, është mirë për shëndetin.

XS
SM
MD
LG