Lidhje

Miliarda njerëz kudo në botë i uruan mirëseardhjen vitit 2003 - 2003-01-01


Frika e terrorizmit nuk mundi të ndalte miliarda njerëz kudo në botë që t’i urojnë mirëseardhjen vitit 2003. Autoritetet britanike u bënë thirje njerëzve që të shmangnin tejmbushjen e qendrës së Londrës. Policia britanike kundër terrorizmit gjithashtu ishte në gjendje të lartë gadishmërie. Në kryeqytetin francez mbi 6 mijë policë ishin në ruajtje të festimeve mbas arrestimit të kohëve të fundit të nëntë terroristëve të dyshuar islamikë. Papa John Paul dha mesazhin e tij të Vitit të Ri para besimtarëve në sheshin Shën Pjetrit, duke u kërkuar atyre që të falenderojnë zotin për të mirat e vitit 2002. Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, tha se kishte bindjen se festimet për Vititn e Ri në qytetin e tij do të ishin të sigurta. Mbi gjysëm milionë veta mbushën sheshin Time Square të New Yorkut për rënien tradicionale të topit të madh plot drita, që shënon ardhjen e vitit të ri.

//ze//

XS
SM
MD
LG