Lidhje

Diplomatët përpiqen t’i bëjnë trysni Koresë së Veriut - 2003-01-01


Një diplomat i lartë koreanojugor mbërriti në Pekin, në kuadër të përpjekjeve për t’i bërë trysni Koresë së Veriut që të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Zëvendësministri i jashtëm, Lee Tae-shik, mbërriti të mërkurën në Pekin për një vizitë që pritet të zgjatë të paktën tri ditë. Pritet gjithashtu që Koreja e Jugut të dërgojë përfaqësues në Rusi e Japoni për bisedime mbi Korenë e Veriut.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Kelly, do të udhëtojë për në Korenë e Jugut javën tjetër për diskutime rreth kësaj çështjeje me presidentin e zgjedhur koreanojugor, Roh Moo-hyun.

Koreja e Veriut filloi sot një valë të re kritikash kundër Shteteve të Bashkuara ma anë të meteve të saj të informimit, duke u zotuar t’i kundërvihet asaj që Pheniani e cilëson si trysni provokuese e ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Koreja e Veriut i bëri thirrje popullit të saj që të përgatitet për luftë kundër agresionit amerikan.

Presidenti Bush u tha gazetarëve të martën se nuk kërkon një ballafaqim ushtarak me Korenë e Veriut dhe shtoi shpreson që kriza bërthamore të zgjidhet në mënyrë paqesore. //kk//

XS
SM
MD
LG