Lidhje

Koreja e Jugut hedh poshtë thirrjet e Koresë së Veriut - 2003-01-02


Koreja e Jugut hodhi poshtë thirrjet e Koresë së Veriut për të kundërshtuar së bashku Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për zgjidhjen e krizës bërthamore në gadishull.

Ministri koreanojugur për Bashkimin, Jeong Se-hyun, u tha të enjten gazetarëve në Seul se zgjidhja paqësore mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Zoti Jeong, zyra e të cilit merret me çështjet ndërkoreane, tha se qeveria e tij do të zhvillojë këtë muaj bisedimeve në nivel ministror me Phenianin për t’i bërë thirrje Koresë së Veriut që të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Në mesazhin me rastin e Vitit të Ri, Koreja e Veriut i bëri thirrje Seulit që ta mbështesë Phenianin në ballafaqimin e tij me Shtetet e Bashkuara.

Mjetet zyrtare të informimit në Phenian thonë se i vetmi konflikt në gadishull është ai midis koreanëve dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, në frontin diplomatik, Koreja e Jugut po dërgon për bisedime përfaqësues në Rusi dhe në Kinë. //kk//

XS
SM
MD
LG