Lidhje

Tre filmat më fitimprurës dhe tre albumet më të shitura të vitit 2002 - 2003-01-02


2002-shi nuk ishte vit i mirë për ekonominë amerikane, por një vit i shkëlqyer për industrinë e filmit. Ndoshta studiot përgatitën filma më të mirë, marketimi ishte më i efektshëm, apo thjesht iu dhanë amerikanëve një alternativë tjetër, rezultati ishte rekord për Hollivudin. Shitjet e biletave arritën shumën 9 miliardë dollarë në sportelet e kinemave për herë të parë, 10 përqind më e lartë kjo shifër nga viti 2001.

E veçanta e Spidermanit nuk ishin lëvizjet e tij akrobatike, por që nga dalja e tij në maj të viti 2002 filmi arritur të grumbullojë 404 milion dollarë duke e bërë atë filmin e pestë që ka realizuar më shumë fitim në të gjithë kohërat.

Episodi i Dytë i Star Wars grumbulloi 310 milion dollarë kurse i dyti i Harry Potter grumbulloi 240 milion. Shuma e parave që filmat bënë këtë vit ishte 9 presje 4 miliardë dollarë. Edhe me rritjen e çmimit të biletave, audienca në kinema ishte e madhe. Kjo për arsyen e thjeshtë, njerëzve iu pëlqyen filmat.

Surpriza e vitit ishte komedia me një buxhet fare të vogël, My Big Fat Greek Wedding, që tërhoqi audiencë të madhe dhe realizoi 220 milion dollarë.

Nga muzika, albumi më i shitur i vitit ishte The Eminem Show nga rrepisti Eminem. Albumi që doli në maj u shit në më shumë se 7 presje 4 milion kopje, 1 presje 3 milion vetëm javën e parë. Eminem gjithashtu kishte albumin e pestë më të shitur të vitit me kolonën zanore të filmit 8 Miles.

Në vendin e dytë për 2002shin ishte albumi Nellyville nga Neli. Ai u shit në 4 presje 8 milion kopje. dhe i treti ishte i këngëtares Avril Lavigne, albumi Let’s Go i cili u shit në 3 presje 9 milion kopje.

Regjizori i filmit Gladiator Ridley Scott u nderua me titullin e kalorësit nga mbretëresha Elizabeth. Scott që ka realizuar gjithashtu filmat Alien dhe Blade Runner u nderua me punën e tij në kinematografi dhe do të njihet tani me emrin Sir Ridley Scott.

Aktorja Angelina Jolie kaloi disa kohë të sezonit të festave në Kosovë. Jolie së bashku me paqeruajtës të Natos vizitoi anëtarët e komunitetit të pakicës në Kosovë. Jolie është ambasadore e Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

//rd//

XS
SM
MD
LG