Lidhje

Shqipëri - 2002: dukuri ekonomike - 2003-01-03


Viti 2002 në Shqipëri në fushën e ekonomisë u karakterizua nga disa veçori kryesore.

Veprimtaria afariste në jug shënoi një rritje të ndjeshme, krahasuar me vitet e mëparshme.

Rreth 300 njësi biznesi më shumë se në 2001-shin janë regjistruar vetëm në Gjirokastër, ndërkohë që shumë firma të rëndësishme janë zhvendosur drejt tregjeve të reja në zonën e Tiranës dhe Durrësit.

Pengesat kryesore, gjatë vitit 2002 ishin mungesa e energjisë elektrike dhe e politikave të qarta ekonomike.

Ndërkaq zyrtarë vendorë në veri të vendit thonë se investimet në prefekturën e Kukësit kanë mbetur pa u realizuar, kryesisht për shkak të mos planifikimit të mirë nga ana e administratës qëndrore. Një gjendje e ngjashme në fushën e investimeve është edhe në prefekturën e Shkodrës. //az//

XS
SM
MD
LG