Lidhje

Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Koresë së Jugut diskuton mbi krizën e armëve bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA - 2003-01-03


Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Koresë së Jugut u mblodh për të diskutuar lidhur me krizën e armëve bërthamore midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Takimi i Këshillit i zhvilluar në Seul dhe i kryesuar nga ministri i bashkimit, Jeong Se-Hyun, u mblodh sot për të përfunduar propozimet, që do të paraqiten në bisedime në Washington të hënën me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë.

Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë thirrjen më të fundit të Koresë së Veriut për bisedime pa kushte, duke thënë se nuk duhen zhvilluar bisedime deri sa Feniani të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe të zbatojë marrëveshjet e mëparshme.

Duke reaguar ndaj kërkesës së Koresë së Veriut që Shtetet e Bashkuara t’i japin garanci sigurimi shtetit komunist, një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se Uashingtoni nuk ka qëllime armiqësore ndaj Koresë së Veriut dhe kërkon një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes lidhur me ripërtëritjen nga Feniani të programit të tij të armëve bërthamore.

Zëdhënësi i departmanentit të shtetit tha se çështja tani është nëse Koreja e Veriut do të braktisë në mënyrë të dukshme dhe të verifikueshe programet e saj të armëve bërthamore, që shkelin marrëveshjet e mëparëshme.

Dje, Koreja e Veriut tha se do të mirëpriste ndërmjetësimin e jashtëm për t’i bindur Shtetet e Bashkuara që të rifillojnë bisedimet. //ze//

XS
SM
MD
LG