Lidhje

Koreja e Jugut vazhdon përpjekjet për zgjidhjen e krizës koreane - 2003-01-04


Një delegacion koreano-jugor i nivelit të lartë u nis për në Washington për bisedime tri-palëshe me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara rreth krizës me Korenë e Veriut.

Sekretari presidencial për çështjet e jashtme dhe sigurimin, Yim Sung-Joon, pritet të qëndrojë në Washington nga e marta deri të enjten për tu takuar me këshilltaren e presidentit Bush për çështjet e sigurimit kombëtar, Condoleezza Rice dhe me zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Yim do të vizitojë gjithashtu Tokion të premten dhe të shtunën për të informuar zyrtarët japonezë lidhur me udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Koreja e Jugut ka dërguar gjithashtu një zyrtar në Moskë për t’u kërkuar rusëve që të përdorin ndikimin e tyre me qeverinë e Fenianit. //ze//

XS
SM
MD
LG