Lidhje

Pejë: vritet Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - 2003-01-04


Të shtunën në mbrëmje u vra në qytetin e Pejës Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të është vrarë edhe i biri, si dhe një i afërm.

Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi këtë incident të pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjë të dyshuar për këtë vrasje.

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.

Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombasve të tyre në fund të luftës në Kosovë". //az//

XS
SM
MD
LG