Lidhje

Izraeli merr masa ndaj palës palestineze si rrjedhim i dy shpërthimeve - 2003-01-05


Izraeli vendosi të mos lejojë zyrtarë palestinezë të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme të këtij muaji si rrjedhim i dy shpërthimeve vetëvrasëse të dielën, nga të cilët humbën jetën 2 autorët e sulmeve dhe të paktën 22 veta të tjerë.

Qeveria izraelite tha se nuk do të lejojë zyrtarë palestinezë të marrin pjesë në një konferencë javën e ardhshme në Londër, ku do të diskutohet rreth reformave të brendshme në territoret palestineze dhe as në një takim në Ramallah për diskutime rreth një kushtetute të re palestineze.

Izraeli njoftoi gjithashtu se do të mbyllë tre universitete palestineze nën akuzat se janë përdorur për nxitjen e dhunës.

Anëtari i kabinetit palestinez, Saeb Erekat, tha se Izraeli po përpiqet të pengojë përparimin në procesin e paqes. Zyrtarët izraelitë i morën këto masa disa orë pas shpërthimeve në Tel Aviv. Këto sulme u dënuan gjerësisht.

//ze//

XS
SM
MD
LG