Lidhje

SHBA hedh poshtë akuzat e Sadam Huseinit se inspektorët po kryejnë veprimtari zbulimi - 2003-01-06


Presidenti Bush tha se Iraku ka ende kohë për tu çarmatosur dhe për të shmangur luftën, por ai shtoi se ka mbetur i shkurajuar nga akuzat e udhëheqësit irakian Sadam Husein se inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët po kryejnë thjesht veprimtari zbulimi.

Presidenti Bush tha se Iraku e ka për detyrë që të çarmatoset. Por ai shtoi se me sa duket udhëheqësi irakian nuk i ka zbatuar kërkesat e OKB-së për tu çarmatosur.

Zoti Bush i bëri këto komente ndërkohë që një anije amerikane me 1 mijë shtretër u nis për në rajonin e Gjirit Persik, shenja kjo më e fundit e përgatitjeve të Shteteve të Bashkuara për një luftë të mundshme kundër Irakut.

Zyrtarë amerikanë thonë se po përfundojnë planet për një prani masive dhe të gjatë në Irak në se Sadam Huseini përmbyset nga pushteti.

//ze//

XS
SM
MD
LG