Lidhje

Irak: Ekspertët e OKB-së fillojnë inspektime nga ajri - 2003-01-07


Ekspertë të Kombeve të Bashkuara për armët në Irak kanë filluar të përdorin helikopterët për të udhëtuar në objekte që dyshohen se përdoren për armë dhe për të kryer inspektime nga ajri.

Njoftohet se tre helikopterë të Kombeve të Bashkuara me ekspertë të armëve në bord fluturuan të martën në mëngjes tek një bazë irakiane në afërsi të Bagdadit. Helikopterët e OKB-së ishin të shoqëruar nga dy avionë irakianë.

Të hënën, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Muhamd Elbaradei, tha se inspektorët ende nuk kanë gjetur prova se Iraku po zhvillon armë bërthamore. Në Washington, presidenti Bush tha se Iraku ka ende kohë të çarmatoset dhe të shmangë luftën.//kk//

XS
SM
MD
LG