Lidhje

Diskutim: Ballkani dhe anetaresimi ne NATO - 2003-01-07


Në një diskutim të zhvilluar në Qendrën Woodrow Wilson për studiuesit ndërkombëtarë në Uashington, analistët folën për vendet ballkanike që nuk u anëtarësuan në Nato në raundin e tanishëm të zgjerimit të saj: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Obrad Kesiç, analist i pavarur, tha se këto vende përpiqen të shfrytëzojnë përpjekjet e tyre të anëtarësimit për qëllime të politikës së brendëshme, për të treguar se reformat brenda vendit po funksionojnë.

Ndërsa Geert Ahrenc, ish shef i zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili tani punon në Qendrën Woodrow Wilson, tha se në disa raste, edhe vetë vendet që kërkojnë të anëtarësohen nuk e kanë të qartë se çfarë kërkojnë të arrijnë me anëtarësimin e tyre. Zoti Ahrenc shtroi edhe një çështje tjetër: zvogëlimin e pranisë së OSBE-së në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG