Lidhje

Britania do të dërgojë 14 avionë luftarakë në Jordani - 2003-01-08


Britania njoftoi se do të dërgojë 14 avionë luftarakë në Jordani nga fundi i këtij muaji, gjë që shihet si shenjë tjetër se Londra po përgatitet për një luftë të mundshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara me Irakun.

Zyrtarë britanikë thonë se avionët do të marrin pjesë në manovra ushtarake të planifikuara më parë me Jordaninë. Njoftimi i ditës së merkurë bëhet një ditë pas deklaratave të Sekretarit britanik të mbrojtjes, Geoff Hoon, i cili tha se Marina Mbretërore do të dislokojë anije dhe marinsa në Gjirin Persik.

Zoti Hoon zhvilloi bisedime në Ankara me zyrtarë të qeverisë turke, të cilët kanë shprehur rezerva lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakut.

Sipas njoftimeve, një misiomn i Bashkimit Evropian, i kryesuar nga ministri i jashtëm grek, do të vizitojë 7 vende arabe në fillim të shkurtit në përpjekje për të shmangur luftën me Irakun.

Ndërkohë, ekspertët e Kombeve të Bashkuara vazhduan edhe të merkurën kërkimet për armë të ndaluara në Irak, duke vizituar të paktën 8 objekte. Inspektorët kanë në plan t’i paraqesin Këshillit të Sigurimit një raport paraprak më 27 janar.

Iraku thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Britania po përgatiten për një luftë rrënimtare. Zëvendës-kryeministri irakian, Tarik Aziz, akuzoi sot se inspektorët e OKB-së për armët po i tejkalojnë kompetencat e tyre.//xh//

XS
SM
MD
LG