Lidhje

Kalendari Historik 10 janar - 2003-01-08


Më 10 janar 1776, u botua pamfleti i titulluar ”Common sense - Mendimi praktik”, ku theksohej nevoja e shpejtimit të veprimtarisë revolucionare në kolonitë britanike të Amerikës. Pamfleti u shkrua nga anglezi Thomas Paine, i cili kishte emigruar në Filadelfia dy vjet më parë. Aty thuhej se ishte pikërisht mendimi praktik i amerikanëve që kërkonte shkëputjen nga Anglia. Paine e shkroi pamfletin pas nmgjarjes së njohur si ”Masakra e Bostonit” në të cilin trupat britanike vranë një numër kolonësh. Duke ju drejtuar publikut të thjeshtë amerikan që nuk e njihte retorikën e ndërlikuar, Thomas Paine u përpoq që gjuha e pamfletit të ishte sa më e thjeshtë. Mesazhi i tij ishte se të kuptosh natyrën e politikës, nevojitet mendimi praktik. Brenda pak muajve u shitën më tepër se 500 mijë kopje të pamfletit ”Common sense” i cili kishte 50 faqe. Thuhet se pamfleti dha një ndihmë të madhe për të inkurajuar hartimin e Deklaratës së famshme të Pavarësisë, në të njëjtin vit. Në 10 janar 1878, senatori nga Kalifornia Sargent propozoi një amendament të Kushtetutës amerikane, që do t’u siguronte grave të drejtën për të votuar. Senatori Sargent ishte mik i ngushtë i aktivistes së njohur së të drejtave të grave, Susan Anthony. Ligji i ri u bë i njohur si amendamenti Susan Anthony-it. Por ligjit ju desh një kohë tepër e gjatë për t’u ratifikuar. Ai u miratua vetëm pas 42 vjetësh dhe pikërisht më 26 gusht të vitit 1920, kryesisht për shkak se të dyja partitë në Kongresin Amerikan donin të fitonin votat e grave në zgjedhjet presidenciale të vitit 1920.

XS
SM
MD
LG