Lidhje

Kalendari Historik 11 janar - 2003-01-08


Më 11 janar 1964, Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet këtu, publikoi një raport qeveritar ku thuhej se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Kirurgu i Përgjithshëm Luther Terry, shkruante në raport se pirja e duhanit është faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive. Një tjetër problem i ngritur në raport ishte shtimi, në përmasa alarmante i rasteve të sëmundjes së zemrës tek amerikanët që pinin duhan. Shifrat e dhëna në raport për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës korrespondonin me shtimin e numrin e njerëzve që pinin duhan.

Më 11 janar 1775, Francis Salvador u zgjodh anëtar i Kongresit provincial të Karolinës së Jugut, duke u bërë i pari hebre i zgjedhur në një post të lartë të Shteteve të Bashkuara. Francis Salvador, pronar plantacionesh u zgjodh në këtë post megjithëse Kushtetuta e shtetit të Karolinës së Jugut u sankiononte të drejtën e votës vetëm të krishterëve. Më pas, ai u bë hebreu i parë që u vra gjatë Revolucionit Amerikan. Ai po drejtonte një njësi të forcave policore të këtij shteti, kur u sulmua nga forcat monarkiste britanike dhe nga indianët e Amerikës. Salvador u plagos rëndë që në fazën e parë të luftimeve dhe vdiq disa ditë më vonë. Familja e tij rridhte nga hebrej, të cilët ishin larguar nga Spanja në periudhën e Inkuizicionit.

XS
SM
MD
LG