Lidhje

Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jetën - 2003-01-08


Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetgjatësinë. Për arritjen e këtij përfudnimi shkencëtarëve iu deshëm disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes.

Ekspertët pranë universiteteve në Birmingham të Alabamës dhe Johns Hopkins në Maryland shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive federale mbi shëndetin mes dhjetra mijëra njerëzve.

Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut.

Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare.

Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet të jetës së saj, ndërsa një grua e racës së bardhë po me mbipeshë trupore mund të humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja këqësohet për burrat. Një burrë i racës së bardhë me mbi peshë të madhe trupore mund të jetojë 12 vjet më pak, ndërsa një i ri zezak në të njëjtat kushte të mbi peshës trupore mund të jetojë 20 vjet më pak./AL/

Edhe një studim i shkencëtarëve holandez, botuar në revistën amerikane, Analet e Mjekësisë arrin në të njëjtin përfundim pas shqyrtimit të të dhënave shëndetsore të rreth 3 mijë e 300 personave të përfshirë në studimin 55 vjeçar të institutit Framingam në shtetin Massachusets. Në studim thuhet se në përgjithësi, personat 40 vjeçarë me mbi peshë trupore jetojnë 7 vjet më pak sesa personat të së njëjtës moshë por me peshë trupore normale.

Autorët e studimit thonë se rastet e mbi peshës trupore janë më të përhapura në vendet e industrializuara dhe rekomandojnë që masat parandaluese dhe trajtimi i këtij problemi të bëhet përparësi e institucioneve shëndetsore.

XS
SM
MD
LG