Lidhje

Inspektorët e OKB-së në Irak kontrolluan edhe katër objekte të tjera - 2003-01-09


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët në Irak kontrolluan të premten edhe katër objekte të tjera, një ditë pasi ata thanë se Bagdadi nuk po bashkëpunon plotësisht me ekspertët e OKB-së.

Ekipet e inspektimit vizituan një kompani farmaceutike, një uzinë raketash dhe dy magazina në zonën e kryeqytetit.

Dje, kryeinspektori i OKB-së për amrët, Hans Blix, tha se deklarata irakiane për armët e shkatërrimit në masë nuk përmban informacion nëse Bagdadi i ka asgjësuar armët e ndaluara pasi inspektorët u larguan nga Iraku katër vjet më parë.

Edhe kryeinspektori i instalimeve bërthamore, Muhamed Elbaradi, tha dje në Këshillin e Sigurimit se inspektorët nuk janë lejuar të intervistojnë privatisht shkencëtarët ushtarakë irakianë, siç kërkohet nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG