Lidhje

Kina: Tensionet me Irakun të zgjidhen në rrugë diplomatike - 2003-01-09


Kina bëri përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të ballafaqimit me Irakun.

Ministri i Jashtëm kinez, Tang Jiaxuan, i tha të enjten homologut të tij franez, Dominique de Villepin, në Pekin se tensionet me Irakun duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike përmes Kombeve të Bashkuara.

Zoti Tang tha gjithashtu se Iraku ka vepruar në përputhje me kërkesat e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, duke bashkëpunuar me inspektorëte armëve dhe duke paraqitur një deklaratë mbi armët e shkatërrimit në masë që dyshohet se ka.

Zoti de Villepin ndodhet në Pekin për bisewdime me zyrtarë kinezë mbi Irakun dhe Korenë e Veriut. Ai mbërriti në Pekin sot nga Moska, ku zhvilloi bisedime të ngjashme me homologun e tij rus, Igor Ivanov.

Ministri i jashtën francez shkon nesër në Shanghai, ku do të takohet me studentë universitarë para se të udhëtojë për në Korenë e Jugut për bisedime të nivelit të lartë. //kk//

XS
SM
MD
LG