Lidhje

Powell: SHBA mund të garantojë se nuk do të sulmojë Korenë e Veriut - 2003-01-09


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se një marrëveshje e mundshme me Phenianin rreth programit të tij bërthamor, mund të përfshijë garanci zyrtare se Washingtoni nuk do ta sulmojë Korenë e Veriut.

Sekretari Powell tha se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk kanë plane për të pushtuar këtë vend komunist, megjithë shqetësimet rreth ambicjeve të tij bërthamore.

Mirëpo, zoti Powell thaksoi se duket që Koreja e Veriut kërkon diçka më shumë se deklaratën që Washingtoni nuk do të sulmojë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë të zhvillojnë bisedime me Korenë e Veriut lidhur me çmontimin e programit të saj bërthamor, por Pheniani ende nuk i është përgjigjur ofertës amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG