Lidhje

Reagime të qarqeve serbe për komentet e kryeministrit Gjingjiç mbi një Konferencë ”Dayton” për Kosovën - 2003-01-09


Deklarat e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç, për revistën gjermane Spiegel se ”Beogradi do të kërkojë mbajtjen e një konference të re të tipit Dejton në qoftë se shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të ngulin këmbë në shpalljen e pavarësisë”, ka ngjallur reagime të ndryshme të qarqeve politike serbe.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës e mbështesin këtë ide, pasi, siç thonë, ”ekzistojnë dy qendrime të kundërta rreth problemit të Kosovës që duhet të zgjidhet me negociata kompromisi”. //az//

XS
SM
MD
LG