Lidhje

Denzel Washington është regjizori i filmit të ri Antwone Fisher - 2003-01-10


Denzel Washington bën hapin e parë drejt regjizurës në filmin e ri Antwone Fisher në të cilin ai luan njëkohësisht rolin e një psikiatri. Filmi sjell ngjarje reale nga jeta e një marinari, i cili urdhërohet të marrë këshillat e mjekut për arsye të karakterit të tij të dhunshëm. Ai as që e kishte menduar se hapi i parë në zyrën e mjekut do ta çonte në një udhëtim në të kaluarën e tij. Me ndihmën e mjekut dhe të gruas me të cilën bie në dashuri, Fisher gjen kurajon të ndalë dhunën brenda tij dhe të fillojë të gjejë forca në vete. Filmi ishte një nga më të zgjedhurit në festivalin e vjetshëm të filmit në Toronto dhe sonte fillon të shfaqet në të gjitha kinematë amerikane.

The Pianist është filmi tjetër i ri këtë javë. Përsëri një histori reale. Vladislaw Shpilman, është pianisti i shkëlqyer që jeton në Poloni, njëkohësisht çifut. Pas pushtimit gjerman të Warshavës në vitin 1939 ai detyrohet të jetojë në një nga getot e kryeqytetit. Ai arrin të shpëtojë dhe të fshihet në kryeqytet. Një oficer gjerman i vjen në ndihmë dhe ai mbijeton. Filmi fitoi çmimin si më i miri në festivalin e Canes dhe eshte me regji te Roman Polanskit.

Aktorët e rinj Ashton Kutcher dhe Brittany Murphy interpretojnë në komedinë e re romantike Just Married. Pasi takohen për herë të parë në plazh ata bien në dashuri dhe vendosin të martohen. Por muaji i mjaltit nuk është ai që prisnin dhe çifti i ri shpejt bie në mendime në se duhet të qëndrojnë së bashku. Just Married ka për regjizor Shawn Levyin.

Eshtë sezoni i çmimeve, për muzikën, filmin, por edhe për modën. Edhe njëherë tjetër kritiku Blackwell nxorri listën e tij të përvitshme me artistet e veshura më mirë dhe më keq në Hollywood.

Në listën e veshjeve më të shëmtuara është, Pink, Christina Aguilera, që për Blackwell është ndoshta e paveshura më keq, Meg Ryan, Donatella Versaçe, shkrimtarja Ann Rice, princesha Ann, Cameron Diaz që Blackwell e krahason për nga stili me atë të një palaçoje cirku, Shakira, Kelly Osbourne dhe në krye të listën është Ana Nicole Smith të cilës i duhet sipas Blackwell jo thjesht një stilist por një trajner. Lista e veshjeve më të mira përfshin Reese Witherspoon, Halle Berry, Chatherine Zeta Jones, Renne Zellwegger, Kate Winslett dhe Nicole Kidman.

Këto ishin vlerësimet e kritikut Blackwell i cili u kujton artisteve në listën e veshjeve të shëmtuara se hakmarrja më e mirë ndaj tij është që ti kushtojnë më shumë vëmendje stilit të tyre në të ardhmen.

//rd//

XS
SM
MD
LG