Lidhje

Populli i Kubës meriton të jetë i lirë - 2003-01-10


Populli i Kubës meriton të jetë i lirë. Ai meriton të bëjë një jetë normale pa frikën e shtypjes. Kubanët meritojnë të shijojnë frytet e punës së tyre. Por për më shumë se 40 vjet, diktatura e Fidel Kastros ka mbajtur të gjallë një sistem i cili i ka mohuar popullit kuban lirinë, të drejtat dhe mirëqënien.

Pavarësisht nga frika dhe shtypja e vazhdueshme, kubanë të vendosur dhe guximshëm po i vazhdojnë përpjekjet për liri. Njëri prej tyre, Oswaldo Paya, është prej kohësh mbrojtës i flaktë i të drejtave të njeriut në Kubë.

Para pak ditësh, zoti Paya vizitoi Shtetet e Bashkuara për të tërhequr vëmendjen mbi vuajtjen e atyre që po përpiqen të sjellin ndryshime paqësore demokratike në Kubë. Ndoshta, ai njihet më së miri si themeluesi i Projektit Varela, një lëvizje popullore që po përpiqet të detyrojë mbajtjen e një referendumi kombëtar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë ekonomike në Kubë.

Vitin e kaluar, organizatorët e projektit Varela u përpoqën të kërkonin zbatimin e një neni të kushtetutës së Kubës së vitit 1976, sipas të cilit lejohet mbajtja e një referendumi në rast se peticioni nënshkruhet nga të paktën 10 mijë qytetarë. Orginazatorët arritën të grumbullojë mbi 11 mijë nënshkrime dhe verën e kaluar ia paraqiti peticionin Asanmblesë Kombëtare, parlamenti kubanë ku vendimet miratohen pa u kaluar në votim. Por qeveria kubane nuk pranoi t’i përgjigjej peticionit.

Zoti Paya nuk u i humbi shprersat nga dështimi i asanmblesë për të kryer detyrat e saj kushtetuese. “Projekti Varela, tha ai, do ta vazhdojë veprimtarinë si lëvizje qytetare deri sa të sigurojmë të drejtat tona dhe vendosim demokracinë. Dy gjëra janë të pandashme, vazhdoi ai, vendosmëria jon për t’i realizuar këto ndryshime dhe vendosmëria jon për ta arritur këtë objektiv në mënyrë paqësore”.

Por keqtrajtimi ndaj zotit Payavazhdon. Që nga momenti kur u bë e ditur se ai do të nderohej me çmimin Sakharov të Bashkimit Evropian për vitin 2002, zoti Paya ka marrë kërcënime dhe është fyer nga persona anonimë që e merrnin në telefon. Një ditë para se të largohej nga Kuba për të pranuar çmimin, shtëpia e tij u sulmua nga një bandë e organizuar nga qeveria. Por, zoti Paya është ende optimist dhe në fakt ai parashikon një të ardhme të ndritur për vendin e tij. Ashtu siç i tha sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powell, ”ndryshimet kanë filluar, jo në strukturën e qeverisë, por në zemrat e popullit kuban.”

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të qëndrojnë krahas popullit kuban në luftën e tij kundër sistemi totalitar të Kastros. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera demokratike po ushtrojnë trysni për ndryshime demokratike dhe për respektimin e të të drejtave të njeriut në Kubë. Populli kuban i meriton ato.

//rd//

XS
SM
MD
LG