Lidhje

Koreja e Veriut: SHBA-ja përgjegjëse për krizën bërthamore - 2003-01-10


Ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara përsëriti akuzën e qeverisë së tij se Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësinë për krizën aktuale bërthmore në gadishullin korean.

Ambasadori Pak Gil Yon tha se qeveria e tij vendosi të tërhiqet nga traktati global për mospërhapjen e armëve bërthamore për shkak të asaj që ai e cilësoi si politikë amerikane kërcënimesh ndaj Koresë së Veriut.

Në një konferencë të rrallë me gazetarët në selinë e Kombeve të Bashkuara, ambasadori Pak tha se Pheniani nuk synon të fillojë menjëherë prodhimin e armëve bërthamore. Mirëpo, ai shtoi se kjo mund të ndryshojë, duke theksuar se çdo gjë varet nga qendrimi i Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se vendi i tij ka ngulur këmbë vazhdimisht se kriza bërthamore në gadishull duhet të zgjidhet në mënyrë paqesore, nëpërmjet bisedimeve midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i ka dhënë Koresë së Veriut një rast të fundit të ndalojë veprimtaritë bërthamore ose të bërballet me sanksione të mundshme nga Këshilli i Sigurimit. Zoti Pak përsëriti vlerësimin e qeverisë së tij se çdo vendosje sanksionesh do të nënkuptonte shpalljen e luftës.//kk//

XS
SM
MD
LG