Lidhje

SHBA dhe vende të tjera dënojnë vendimin e Koresë së Veriut - 2003-01-10


Presidenti Bush dhe homologu i tij kinez, Gjiang Zë Min, ranë dakord se tërheqja e Koresë së Veriut nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore përbën shqetësim për gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Të dy udhëheqësit zhvilluan të premten një bisedë telefonike për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush i tha udhëheqësit kinez se vendimi i Phenainit i vë Washingtonin dhe Pekinin në një pozitë të përbashkët, të kërkojnë zgjidhjen e paqesore të krizës.

Gjatë një vizite në selinë e Kongresit amerikan për një takim me Sekretarin e Shtetit, Colin Powell, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Muhamed Elbaradei, kritikoi vendimin e Koresë së Veriut, duke e cilësuar si të dëmshëm për paqen dhe qendrueshmërinë në gadishullin korean. Zoti Elbaradei i bëri thirrje Phenianit ta shqyrtoi vendimin e tij.

Japonia, Rusia, Franca, Britania dhe Australia janë mes vendeve që po i bëjnë thirrje Koresë së Veriut që ta zgjidh çështjen në mënyrë paqesore përmes rrugëve diplomatike. Franca dhe Britania kërkuan që kjo çështje t’i kalohet Këshillit të Sigurimit, ndërkohë që Australia njoftoi se ka në plan që javën tjetër të dërgojë një delegacion dipomatik në Phenian.//kk//

XS
SM
MD
LG