Lidhje

Avionët e koalicionit sulmojnë objekte ushtarake irakiane - 2003-01-10


Avionët e koalicionit perëndimor kryen sulme kundër pesë objekteve ushtarake irakiane në zonën jugore të ndalim fluturimit.

Komanda qendrore ushtarake amerikane njofton se avionët përdorën armë të precizionit të lartë për të goditur një qendër komande dhe kontrolli dhe katër qendra komunikimi, të gjitha në juglindje të Bagdadit.

Në një deklaratë të Komandës Qendsrore thuhet se sulmet u ndërmorën pasi forcat irakiane hapën zjarr kundër avionëve që po patrullonin zonën jugore të ndalim fluturimit.

Duke folur para gazetarëve në Athinë, presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Romano Prodi dhe kryeministri grek Kostas Simitis thanë se vendet evropiane janë të vendosura të kërkojnë një zgjidhje paqësore të krizës. Ata thanë se evropianët po presin të shohin rezultatet e inspektimeve të OKB-së për armët në Irak.

Në Berlin, kancelari gjerman Gerhard Schroeder ritheksoi qëndrimin e Berlinit se Gjermania nuk do të marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak edhe nëse Këshilli i Sigurimit e miraton një hap të tillë.

Inspektorët e OKB-së për armët në Irak kontrolluan sot edhe katër objekte të tjera, një ditë pasi ata thanë se Bagdadi nuk po bashkëpunon plotësisht me ekspertët e OKB-së. Ekipet e inspektimit vizituan një kompani farmaceutike, një uzinë raketash dhe dy magazina në zonën e kryeqytetit.

Në Ankara, kryeministri turk, Abdullah Gul, tha se u ka dhënë leje zyrtarëve ushtarakë amerikanë të inspektojnë portet dhe bazat ajorore turke si pjesë e përgatitjeve për një lufte të mundhsme me Irakun. //kk//

XS
SM
MD
LG