Lidhje

Kryeministri Rexhepi fton në një takim të përbashkët udhëheqësit e partive kryesore - 2003-01-11


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, u bëri të premtën ftesë për një takim të përbashkët udhëheqësve të partive kryesore politike.

Thirrjes së zotit Rexhepi i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që aktualisht është kryetar i Lidhjes Demokratike, do të marrë pjesë.

Një takim i tillë i kërkuar për të hënën, nëse realizohet, përkon me një periudhë të ngarkuar me tensione politike. //az//

XS
SM
MD
LG