Lidhje

Kryeministri Nano: Shqipëria - plotësisht e përgatitur për hapat e duhura drejt standareve evropiane - 2003-01-11


Kryeministri Fatos Nano tha të shtunën se Shqipëria është plotësisht e përgatitur të hedhë hapat e duhura drejt plotësimit të standareve europiane.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrimin e cila u mbajt dy ditë përpara vizitës së Trojkës Evropiane në Tiranë.

Në fund të këtij muaji Shqipëria pret hapjen zyrtare të bisedimeve me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit. //az//

XS
SM
MD
LG