Lidhje

Përpjekje amerikane për të zbutur krizën me Korenë e Veriut - 2003-01-11


Një diplomat i lartë amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Korenë e Veriut të përballojë mungesat në karburnt, menjëherë sapo të zgjidhet kriza bërthamore.

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, James Kelly, tha sot në një konferecë shtypi në Seul, të Koresë së Jugut, se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Korenë e Veriut, lidhur me përgjigjen e Fenianit për komunitetin ndërkombëtar mbi çështjen bërthamore. Zoti Kelly sugjeroi se me t’u zgjidhur çështja bërthamore, mund të krijohen mundësi për ta ndihmuar Korenëe Veriut në fushën e energjisë.

I dërguari amerikan foli me gazetarët pas bisedimeve me presidentin e zgjedhur të Koresë të Jugut, Roh Moo-Hyun. Ai ka në plan të takohet sot me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut dhe këshilltarët e sigurimit, ndërsa pritet të niset për në Kinë nesër.

Ndërkaq, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Bill Richardson, tha dje se megjithë retorikën e ashpër të Koresë së Veriut, ajo do që t’i japë fund gjendjes konfrontuese me zhvillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Richardson, i cili është tani guvernator i shtetit New Mexico, zhvilloi tri ditë bisedime jo zyrtare me të dërguarit veri-koreanë me kërkesën e trye në fund të javës së kaluar, në kryeqytetin e New Mexicos, Santa Fe. Guvernatori Richardson tha se kontaktet paraprake duhet të iniciohen nga administrata e Presidentit Bush.//ic//

XS
SM
MD
LG