Lidhje

11 të vdekur në përleshjet izraelito-palestineze - 2003-01-13


Në përleshjet që u zhvilluan dje mes izraelitëve dhe palestinezëve në territoret e pushtuara humbën jetën të paktën 11 vetë, 9 prej tyre palestinezë.

Forcat izraelite të sigurimit vranë dy persona të dyshuar si ekstremistë që po përpiqeshin të hynin në Izrael nga Egjipti. Në këtë përleshje në afërsi të Rripit të Gazës, humbi jetën edhe një ushtar izraelit.

Në një fshat izraelit në veri të Bregut Perëndimor, forcat e sigurimit vranë dy palestinezë të armatosur, pasi ata vranë një civil izraelit.

Në Rripin e Gazës, raketat e hedhura nga helikopterë izraelit nuk goditën objektivin, por shkaktuan vdekjen e dy palestinezëve të rinj. Dhe të paktën 3 palestinezë të tjerë u vranë në përleshje të tjera në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

//rd//

XS
SM
MD
LG