Lidhje

Dhimbjet Kronike të Kokës - 2003-01-14


Për pushimin e dhimbjeve të kokës, miliona vetë mbështeten tek ilaçet, por shumë mjekë po përpiqen t’u mësojnë pancientëve të tyre se si të çlirohen nga dhimbjet e kokës pa përdor ilaçe.

Karol Koshova vuan nga dhimbje kronike të kokës. Më parë ajo përdorte ilaçe por erdhi një kohë kur ajo filloi të ndjente dhimbje në stomak për shkak të aspirinave. Mjeku neurolog Emilio Cruz parapëlqen pushimin e dhimbjeve të kokës me metoda të tjera, pa ilaçe, në raste kur kjo është e mundëshme. Doktor Cruz thotë se metoda e tij përfshin ushtrime për çlirimin nga stresi dhe terapi të psikologjike.

Përdorimi i imagjinatës, duke bërë veten të mendoni se ndodheni në vende të veçuara e të qeta, mund të uli stresin, shlodh muskujt qetëson pulsin dhe normalizon presionin e gjakut. Teknika të tjera janë masazhet në shpatulla. Përsëritja e ushrimeve çdo 10-15 minuta ndihmon shumë thotë doktor Cruz. Ai gjithahstu këshillon ecje të shkurtra gjatë pushimit të drekës dhe meditim.

XS
SM
MD
LG