Lidhje

Kryeinspektori Blix thotë se do të vazhdojë kërkimin e armëve në Irak - 2003-01-14


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, tha se ka në plan ta vazhdojë kërkimin për armë të ndaluara në Irak, të paktën deri sa ai t’i paraqesë raportin Këshillit të Sigurimit në muajin mars.

Zoti Blix i tha gazetës Washington Post se ai po e zgjeron në mënyrë të ndjeshme forcën e inspektorëve të armëvet në Irak.

Ai tha se raporti paraprak që ai do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit më 27 janar, do të përmajë informacion rreth rezultateve të inspektimeve gjatë 60 ditëve të para të misionit. Në Irak, inspektorët e armëve kontrolluan të martën të paktën 6 objekte që dyshohen se përdorën për armët.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po e vazhdojnë grumbullimin e forcave për një luftë të mundshme me Irakun. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Bush nuk ka caktuar ndonjë afat për të vendosur nëse të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak apo jo. //kk//

XS
SM
MD
LG