Lidhje

Operacion anti-terrorist në Londër - 2003-01-15


Policia britanike thotë se një oficer u godit për vdekje gjatë një operacioni anti-terrorist që kishte lidhje me zbulimin në Londër javën e kaluar të lëndës helmeuse vdekjeprurëse, ricin. Në operacionin e ditës së djeshme policia arrestoi tre persona në Mançester, ku u plagosën edhe katër policë të tjerë, jeta e të cilëvenuk është në rrezik. Zyrtarët thanë se nuk gjetën gjurmë të ricinit në vendin e bastisjes. Në një deklaratë dje, kryeministri britanik Toni Blair, tha se vdekja e oficerit të policisë është një tragjedi e rëndë dhe e tejskashme. Javën e kaluar policia arrestoi katër afrikanoveriorë në lidhje me zbulimin e ricinës në një apartament të Londrës. Gjashtë persona të tjerë të arrestuar të dielën po mbahen në burg nën akuzën për shkelje të ligjit të imigracionit.// lk //

XS
SM
MD
LG