Lidhje

Kinë: zhvillohet gjyqi ndaj dy udhëheqësve të lëvizjes punëtore - 2003-01-15


Gjyqi i dy udhëheqësve kinezë të lëvizjes punëtore, të cilët vitin e kaluar organizuan tubime të mëdha punëtorësh në pjesën verilinmdore të Kinës, u zhvillua sot në Liaoyang. Yao Fuxin dhe Xiao Yunliang mund të dënohen me vdekje nëse gjehen fajtorë nën akuzat për veprimtari armiqësore. Ende nuk është shpallur ndonjë vendim. Të dy udhëheqësit e lëvizjes punëtore u arrestuan në muajin mars, pasi organizuan tubime me pjesëmarrjen e dhjetra mijëra punëtorëve të pushuar nga puna. Ndërkohë, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara thotë se një gjykatë kineze ka dënuar me 18 muaj burg udhëheqësin e një kishe të krishterë të paligjshme.// lk //

XS
SM
MD
LG