Lidhje

Kalendari Historik 19 janar - 2003-01-15


Komandanti i forcave të armatosura të Jugut gjatë luftës civile amerikane, Robert Edward Lee, ka lindur më 19 janar të vitit 1807 në komunën Westmoreland të shtetit Virgjinia. Ai pat ndjekur traditen ushtarake të familjes së tij duke diplomuar në Akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe duke u gradua në nivelin e kolonelit në ushtrinë amerikane. Kur shpertheu lufta civile më 1861, presidenti i atëhershem, Abraham Lincoln i kërkoi zotit Lee të komandonte ushtrinë e Unionit. Por koloneli Lee i qëndroi besnik shtetit të lindjes, Virgjinia, e cila atëherë ishte njëra ndër ato shtete që ishte shkëputur nga Unioni për të formaur Konfederatën jugore. Historiani Emory Thomas nga shteti jugor Gjeorgjia, thotë se qëndrimi i tij në ushtrinë e unionit dhe të luftonte për veriun, për zotin Lee do të ishte një shkelje e thellë e besimit në nderin e tij parsonal dhe e besnikrisë ndaj shtetit të tij. ”Koloneli Lee ishte komandant i madh të cilit nuk i pelqente konflikti. Por mendoj se do të ngatërrohej në konflikt me të gjitha ata që respektonte, përfshirë miqët, fqinjtë dhe farefisin e tij ” thote zoti Thomas.

Më 19 janar të vitit 1955, kamerat dhe mikrofonat inçizuan për herë të parë një konferencë për shtyp të një presidenti të Shteteve të Bashkuara. Ky takim filloi me një koment të shkurtër të Presidenti Dwight Eisenhower.”Po shoh se sot po përpiqeni të bëni një eksperiment të ri. Shpresoj se nuk do të na shqetësoj. Unë nuk kam asgjë për të njoftuar. Pra, po fillojmë menjëherë me pytje e përgjigje.” Takimi i Presidentit Eisenhower me gazetarë nuk u transmetua ashtu siç ndodhi. Por ky takim theu traditen që deri atëherë komentët e presidentit për gazetarë kurrë nuk citoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse ai nuk kishte lejuar një gjë të tillë. Sekretari i Presidentit për çështje të shtypit, James Hagerty e montoi një shirit me një film prej 33 minutash për të përdorur më vonë në programe lajmesh dhe raportesh të veçanta, praktikë kjo që ishte e pa-pranueshme për mjetet e informacionit që mbulonin veprimtaritë e ditës të një presidenti. Zoti Hagerty tha se ideja e regjistrimit të takimit të presidentit me gazetarë kishte për qëllim t’u jepte mundësi amerikanëve që ta shihnin presidentin sa më shumë.

XS
SM
MD
LG