Lidhje

Kalendari Historik 21 janar - 2003-01-15


Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore. Nëndetëses iu dha emri Nautilus. Ky ishte emri që Zhul Verni i kishte vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë Lega nën Det”. Më vonë nëndetësja Nautilus theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim. Katër vjet pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, Nautilusi lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut nën ujë.

Më 21 janar 1977, presidenti Jimmy Carter, dekretoi falje thuajse për të gjithë ata amerikanë, që nuk kishin pranuar të shkonin ushtarë gjatë Luftës së Vietnamit. Presidenti Carter e dekretoi faljen një ditë pas përurimit të tij, duke përmbushur kështu një premtim që kishte bërë gjatë fushatës presidenciale. Nga dekreti presidencial përjashtoheshin personat që i ishin shmangur shërbimit ushtarak duke përdorur forcë ose dhunë, si edhe punonjësit e sistemit të rekrutimit që ishin përpjekur t’i shmangeshin shërbimit ushtarak. Në bazë të faljes personat që kishin ikur në vende të tjera për t’i shpëtuar rekrutimit, lejoheshin të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara pa iu trembur ndjekjes penale. Ata të ikur që kishin marrë shtetësi në vende të tjera mund të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara si të huaj që kishin të drejtë të bënin kërkesë për të rifituar shtetësinë amerikane. Ata që donin të mbanin shtetësinë e vendeve të tjera ishin të lirë të vizitonin familjet dhe miqt e tyre në Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG