Lidhje

Zgjidhja e krizës bërthamore me Korenë e Veriut pritet të jetë një proces shumë i ngadaltë - 2003-01-16


Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje të Azisë Lindore, James Kelly, thotë se zgjidhja e krizës bërthamore me Korenë e Veriut do të jetë një proces shumë i ngadaltë.

Zoti Kelly tha në Pekin se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre aziatikë janë të një mendimi se gadishulli korean duhet të jetë zonë pa armë bërthamore.

Mirëpo, ai thekson se për arritjen e këtij objektivi në mënyrë të përshtatshme, do të duhet kohë e gjatë.

Dje, Koreja e Veriut hodhi poshtë ofertën amerikane për bisedime. Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësi, por theksoi se oferta mbetet në fuqi.

Ndërkohë, Ministri koreanojugor i Mbrojtjes tha se forcat ushtarake të vendit po përgatiten për skenarin më të keq, siç u shpreh, nëse kriza bërthamore nuk zgjidhet me rrugë diplomatike.

//rd//

XS
SM
MD
LG