Lidhje

Shqipëria kritikohet ashpër në raportin e Human Rights Watch - 2003-01-16


Shqipëria kritikohet ashpër në raport për një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut. Sipas Human Rights Watch shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në Shqipëri janë:

  • abuzimet e policisë që mbeten pa u ndëshkuar, mosrespektimi i ligjit nga degë të ndryshme të qeverisë, trafiku i qënieve njerëzore, shkelja e lirisë së shtypit, shlekjet në masë të të drejtave të fëmijëve.

Është për të ardhur keq, thotë raporti, se nisur nga dëshira për t’u bërë pjesë e Evropës, qeveria shqiptare filloi të hezitojë gjithnjë e më shumë për të pranuar dhe zgjidhur problemet e të drejtave të njeriut. Shqipëria është kritikuar shpesh si një vend ku respektimi i ligjit ka më pak rëndësi se lufta politike. Raporti kritikon ashpër mënyrën se si u shkarkua prokurori i përgjithshëm Arben Rakipi. Reagimet e skajshme ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimi i vendimit të saj, ishte një goditje e rëndë për shtetin ligjor. Ky rast tregoi se sa pak rëndësi ka zbatimi i ligjit në këtë vend kur cënohen interesat politike të drejtuesve.

Viti 2002 u karakterizua nga lufta e ashpër politike Nano-Meta. Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano filloi një fushatë ndaj asaj që ai e cilësoi si krizës morale në gjirin e partisë, ndaj korrupsionit, nepotizimit dhe lidhjeve me botën e krimit. Në qendër të akuzave të tij ishte kryeministri Ilir Meta. Kryeministri u përgjigj me të njejtat akuza ndaj zotit Nano. Ky shkëmbim i ashpër akuzash çoi në dorëheqjen e kryeminsitrit Meta. Por fushata kundër korrupsionit zyrtar e filluar nga zoti Nano, që ui njoh me merin “lëvizja për katarsis”, nuk çoi në fillimin e ndonjë procesi hetimor.

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria vazhdoi të ishte një pikë kryesore tranziti dhe origjine në rajon për trafikun njerëzor. Megjithë përparimin e arritur, thekson raporti, ka ende shumë pengesa për zbatimin e strategjisë anti-trafik të qeverisë. Por më shqetësues është fakti që qeveria nuk e pranon se Shqipëria vazhdon të jetë një vend kryesor nga buron trafiku.

Qeveria dhe drejtësia shqiptare dështuan në ndëshkimin e autorëve të dhunës policore. Rastet e torturave dhe abuzimeve fizike kanë mbetur pa u ndëshkuar. Oficeri i policisë Rrapo Xhavara i dyshuar për keqtrajtimin brutal të një të mituri në Sarandë, pas shumë trysnie nga brenda dhe jashte vendit, u dënua në korrik të vitit 2002 me 18 muaj burg, dënim që menjëherë u ul me kusht dhe që nuk ndikoi në emërimin e tij në qershor të po atij viti si komandant i policisë në Sarandë. Një rast tjetër është ai i shefit të policisë së Elbasanbit, Edmond Koseni, një prej oficerëve me rastet më të shumta të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në vitin 2001 ai u pushua nga puna dhe u akuza për tortura. Por më 2002, zyra e prokurorit në Tiranë e mbylli dosjen pa ngritur akuza ndaj tij. Pas ankesave të familjes dhe grupeve të të drejtave të njeruit në Shqipërim, dosja aiu dha një prokurori tjeter, por deri në tetor, hetimet ende nuk kishin perfunduar. Këto dështime të prokurorisë tregojnë se sa nevojë ka ky institucion për vëzhgim dhe ndihmë të vazhdueshme.

Vitin e kaluar Human Rights Watch botoi një raport më vete për shkeljet e lirisë së shtypit në Shqipëri. Raporti jep hollësi nga raste konkrete frikësimi dhe dhune ndaj gazetarëve. Një shqetësim tjetër me të cilin ndeshet shtypi është ndarja e padrejtë e fondeve shtetërore për reklamat. Zyrtarët kanë përdorur trysninë financiare për t’u bërë shantazh organeve të shtypit që kanë qënë kritike.

Raporti ve në dukje edhe prirjet pozitive në Shqipëri si uljen e tensioneve politike, zgjedhjen e presidentit me konsensus dhe bashkepunimin pozitë opozitë për përmirësimin e sistemit elektoral. Zyra e avokatit të Popullit po ashtu ka bërë përparim për konsolidimin e këtij institucioni. //rd//

XS
SM
MD
LG